Ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vjet e 8 muaj burg për 'Gylenistët' - NACIONALE

Ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vjet e 8 muaj burg për 'Gylenistët'

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Është shpallur vendimi në rastin Gylenistët.

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi.

Në këtë rast, Driton Gashi në cilësinë e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), akuzohej se ishte angazhuar drejtpërdrejt në dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova duke shkelur procedurat ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra dhe anëtarët Medie Bytyqi dhe Leon Përlaska.

Lajme të ngjashme