Ish-profesori i Kurtit jep dorëheqje nga VV-ja, dikur e lavdëronte shumë Albinin si student - NACIONALE

Ish-profesori i Kurtit jep dorëheqje nga VV-ja, dikur e lavdëronte shumë Albinin si student

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Salem Lepaja, ish-profesor i njohur i Universitetit të Prishtinës, ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një shkrim të shkurtër, Lepaja nuk ka treguar arsyet e kësaj dorëheqjeje.

“Të nderuar miq të FB!

Ju njoftoj se nuk jam më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Salemi” – ka shkruar Lepaja në Facebook.

Sjellim ndër mend që Lepaja është ish-profesor i kryeministrit Albin Kurti gjatë ligjeratave në Fakultetit Teknik të UP-së. Lepaja ka pasur fjalë të mëdha për Kurtin si student.

“Së pari gjatë ligjëratave koncentrohej shumë, nuk bënte pyetje por koncentrohej, e pastaj merrte shënime e pastaj gjatë pushimeve diskutonim me temën e ditës, ose e shihja me shokë duke qeshur, gjithmonë i buzëqeshur, duke diskutuar për sport e në veçanti duke diskutuar për basketboll” – kishte thënë kohë më parë Lepaja për Telegrafin.

Lajme të ngjashme