Ish-presidenti i Kroacisë shpallet qytetar nderi i Prizrenit
Ish-presidenti i Kroacisë dhe miku i madh i shqiptarëve, Stipe Mesiq është shpallur qytetar nderi i Prizrenit.
Fatmir Xhelili ish-deputet i PDK-së ka bërë të ditur këtë lajm dhe i cili ka publikuar një fotografi me të.
“Stipe Mesiq ish Presidenti i Kroacisë sot u shpall qytetar nderi i Prizrenit! Zoti Mesiq ka dëshmuar në vazhdimësi se është mik dhe përkrahës i Kosovës! Prizreni ka nderuar mikun tonë dhe është i nderuar që nga sot e ka qytetar nderi Presidentin Stipe Mesiq!”, ka shkruar Xhelili në Facebook.