Ish ministrja e Jashtme: Nuk e përgëzoj Kurtin që qëndrimet e tij po na i sqaron Vuçiqi, e jo ai vetë - NACIONALE

Ish ministrja e Jashtme: Nuk e përgëzoj Kurtin që qëndrimet e tij po na i sqaron Vuçiqi, e jo ai vetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Meliza Haradinaj, ish ministre e Punëve të Jashtme, ka përgëzuar kryeministrin Kurti, për qëndrimin dinjitoz që ka mbajtur në takimin e fundit të bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Por ajo nuk e përgëzon pse këtë qëndrim, po e sqaron presidenti Serb Aleksandar Vuçiq e jo vetë Kurti.

“E përgëzoj kryeministrin Kurti për qëndrimin dinjitoz që paska mbajtur në takimin e fundit të bisedimeve me Serbinë në Bruksel, por NUK e përgëzoj pse këtë qëndrim po na e sqaron Vuçiqi e jo ai vetë.

Vetëm transparenca e bashkëpunimi me njëri tjetrin do të ndërtojë unitetin e domosdoshëm politik e popullor përballë Serbisë!”, ka shkruar Haradinaj Stublla.

Lajme të ngjashme