Ish-ministrja e jashtme me kritika: Qeveria e mbyllur për dialogun, opozita pa zë
Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar në lidhje me zhvillimet për dialogun Kosovë-Serbi.
Haradinaj-Stublla ka thënë se qeveria është e mbyllur për këtë temë, kurse opozita është pa zë.
POSTIMI:
Zhvillime të mëdha ‘për dhe rreth’ dialogut me Serbinë. Qeveria e mbyllur hermetikisht, ndërsa opozita pa zë, pa rol mbikëqyrës & pa ide kontributdhënëse për përmbyllje eventuale të kësaj çështjeje.
Kjo dmth në fushatën e ardhshme zgjedhore do dominojë përsëri retorika toksike ‘tradhëtar’, ‘dezertor’, ‘injorant’, ‘argat i Serbisë’, ndërsa temat qenësore për jetën e qytetarit si arsimi, shëndetësia, ekon, mirëqenia soc do të jenë tema tretësore.
Kjo është klasa politike 🇽🇰!