Ish-ministri i Shëndetësisë për Rifatin Latifin: I paaftë të merret me problemet, gjendja është e rënduar - NACIONALE

Ish-ministri i Shëndetësisë për Rifatin Latifin: I paaftë të merret me problemet, gjendja është e rënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Qeveria Kurti dhe minisitri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, janë të paaftë për t’i zgjidhur problemet e shëndetësisë në Kosovë.

Zemaj ka thënë se shëndetësia në Kosovë po përballet me probleme të shumta.

“Kanë qenë shumë probleme të njohura deri më tani si mungesa e shërbimeve efikase, mungesa e barnave, mungesa e shpenzimit të materialit shpenzues. Paaftësia për t’u marrë me sektorin e shëndetësisë dhe involvimi i kryeministrit për të mbuluar këto dështime përmes njerëzve të njëjtë dhe është vetëm shtyrje kohe në dëm të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo qasje është e dëmshme, këto veprime nuk derivojnë sukses. Targën e çmimit negativ po e paguajmë të gjithë ne edhe me këtë Qeveri dhe tretmanin çfarë po i bëhet sektorit të shëndetësisë”.

“Problemi qëndron te Qeveri Kurti sepse ai ka mandatuar ministra të paaftë dhe tash po tenton të mbulojë dështime të tyre. Problemi është që kjo Qeveri e ka marrë mandatin pa program në sektorin e shëndetësisë”.

“Paaftësia qeverisëse, kapaciteti i vogël menaxherial, implikmi në pozita kyçe të militantëve politik të cilët nuk kanë përvojë menaxheriale është treguar që gjendja në shëndetësi është shumë e rënduar dhe pengesat që iu bëhen pacientëve, aparatura që nuk punojnë se qajnë kokën as ministri as Qeveria. Krejt çka bëjnë i detektojnë problemet dhe fare nuk merren me to”, ka thënë Zemaj.

Lajme të ngjashme