Ish-ministri britanik: S’kemi gjetur udhëheqës në Kosovë që kupton që paqja është kompromis - NACIONALE

Ish-ministri britanik: S’kemi gjetur udhëheqës në Kosovë që kupton që paqja është kompromis

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Denis McShane, ish-Ministër i Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, duke folur pë “Euronews Albania” vlerësoi se ndërkombëtarët ende s’kanë gjetur udhëheqës në Kosovës që kuptojnë që “paqja është kompromis dhe pak reciprocitet”.

Mendoj se ndoshta edhe nga ana e Prishtinës, njerëzit po luajnë edhe lojërat e tyre politike, sepse si mund t’i bindësh njerëzit që të të zgjedhin në çdo vend. Duke sulmuar dikë tjetër, jashtë vendit të tyre. Dhe vërtet, ne nuk kemi gjetur ende një udhëheqës në Kosovë, mjaftueshëm të madh, për të kuptuar se paqja do të thotë kompromis dhe pak reciprocitet, në vend të supozimeve se pala tjetër do të rrëfejë krimet e saj të kaluara dhe të pranojë se ajo e vetme është përgjegjëse sot, për të gjitha problemet”, ka thënë MacShane.

Lajme të ngjashme