Ish-kryeinspektori i AKI-së pas dorëheqjes së Vulinit: Rendi mbetet tek Vuçiqi
Burim Ramadani, ish-inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka komentuar dorëheqjen e Aleksandar Vulinit nga drejtimi i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA).
Sipas Ramadani, kjo dorëheqje është e vonuar. Tutje, ish-kryeinspektori i AKI-së vlerësoi se tash rendi për dorëheqje është te Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë.
“Vulin duket se ka dhënë dorëheqje. Dorëheqje e vonuar dhe e ndërlidhur drejtpërdrejt me përgjegjësinë e tij në sulmin e armatosur terrorist të Grupit ParaMilitar më 24 shtator 2023.
Vulini ishte futur në Listën e Zezë amerikane më 11 korrik 2023, ndërsa dy muaj e gjysmë më vonë ai së bashku me Mojsilloviqin dhe Vuçeviqin ishte një prej organizatorëve të sulmit ndaj Kosovës dhe NATO-s.
Rendi mbetet tek Vuçiqi.
Edhe ai do të shkojë!
Që të dy Aleksandart e Serbisë e kanë një idol: Sllobodan Millosheviqin!” – shkroi ai në Facebook.
