Ish-kryeinspektori i AKI-së: Mos kaloni këto ditë nëpër Serbi
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Burim Ramadani ka kërkuar që të shmanget udhëtimi nëpër Serbi.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo është më e sigurtë.
“Shmangeni udhëtimin nëpër Serbi. Më mirë pak orë më shumë, por të sigurt.
Dhe, jo vetëm këto ditë.” – ka shkruar Ramadani.
Ndërkohë, pas rastit të sotëm, një thirrje të njëjtë e pati edhe Ministria e Punëve të Jashtme.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.” – thuhej në një njoftim.
Ndryshe, një polic serb raportohet se ka mbetur i vrarë mbrëmë në Loznicë të Serbisë dhe një tjetër i plagosur rëndë, derisa autoritetet serbe pretendojnë që autori është shqiptar.
Ministri i Punëve të Brendshme atje, Ivica Daçiq ka thënë:
“Sonte, rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit në Lipniqki, policët e stacionit policor kufitar Trbushnica ndaluan një Mercedes me targa Tutina në të cilin ndodheshin dy persona.” – ka thënë Daçiq.