Ish-kryediplomati maqedon kritkon BE-në: Duhet të na thonë sinqerisht se cili është afati dhe cili është qëllimi - NACIONALE

Ish-kryediplomati maqedon kritkon BE-në: Duhet të na thonë sinqerisht se cili është afati dhe cili është qëllimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, ka paralajmëruar për gazetën greke “Avgi”, se në mungesë të përmbushjes së ëndrrës evropiane të fqinjësisë, kërcënohet humbja e mundësisë për një brez të tërë.

“Duhet të na thonë sinqerisht se cili është afati dhe cili është qëllimi. Integrim i plotë? Integrimi në tregun e brendshëm? Cilado qoftë oferta e BE-së, ajo duhet të jetë në gjendje të ringjallë forcat reformuese në vendet tona të paralizuara”, tha Dimitrov.

Dimitrov ka shprehur keqardhje për mungesën e progresit, duke fajësuar shtetet kandidate dhe vetë Bashkimin Evropian për këtë.

“Në vendin tim mbizotëron korrupsioni dhe mosndëshkimi. Politika është bërë një mjet për të vendosur njerëzit tuaj në spitale, shkolla, gjykata. Çështja është t’ua vështirësojmë jetën politikanëve të korruptuar, të kërkojnë meritokraci dhe përgjegjësi, të luftojmë që të mbetet diçka nga torta edhe për qytetarët”, tha ai.

Lajme të ngjashme