Ish-këshilltari tregon ofertat që ia bëri Albin Kurti për t’u rikthyer në Qeveri: Zgjidh çka të duash - NACIONALE

Ish-këshilltari tregon ofertat që ia bëri Albin Kurti për t’u rikthyer në Qeveri: Zgjidh çka të duash

1 vit më parë

nga NACIONALE

Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në qeverinë Kurti I, ka thënë se ka pasur oferta që sërish të jetë pjesë e ekzekutivit.

Madje, ai ka zbuluar një bisedë me Kurtin, ku ai i ka thënë që ta zgjedhë pozicionin që dëshiron. Megjithatë, Berisha thotë se e ka refuzuar menjëherë.

POSTIMI:

E shoh te arsyeshme me i ritheksu disa gjana ne raportin tim me Kryeministrin.

1. Une nuk i kam kerkuar te me emeroje keshilltar ne 2020en, ka qene ai qe me ka kerkuar ndihme.

2. Une nuk jam paguar per punen time ne Qeveri.

3. Kam pasur vazhdimisht oferta nga Kryeministri per t'u perfshire jo vetem ne Qeveri, por edhe ne funksione tjera. Kur e kam takuar per te fundit here Kryeministrin me pati thane "Durim, preje bileten dhe eja. Hapesire ka dhe zgjidh çka te duash". Refuzimi im ka ardhe aty per aty. Ofertat per pozita te ndryshme kane ardhur edhe pas ketij takimi.

Jane nje minimum i parimeve mbi te cilat e ndertoj jeten time.

Tung tash.

Lajme të ngjashme