Ish-këshilltari i Thaçit: Specialja duhet ta mbyllë zyrën në Beograd dhe t`i shpallë të pavlefshme dëshmitë e Serbisë - NACIONALE

Ish-këshilltari i Thaçit: Specialja duhet ta mbyllë zyrën në Beograd dhe t`i shpallë të pavlefshme dëshmitë e Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka bërë me dije se sulmi terrorist në Banjskë duhet ta prekë edhe Gjykatën Speciale.

Ai ka kërkuar që Specialja ta mbyllë zyrën e saj në Beograd.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo gjykatë duhet të marrë vendim që t’i shpallë të pavlefshme të gjitha dokumentet, informacionet dhe dëshmitarët e rekrutuar nga Serbia.

“Gjykata Speciale duhet ta mbyllë zyrën e saj në Beograd. Ndërsa, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara duhet të marrë vendim që t’i shpallë të pavlefshme të gjitha dokumentet, informacionet dhe dëshmitarët e rekrutuar nga Serbia. Krijimi i një balanci artificial ndërmjet Serbisë fashiste, tashmë zyrtarisht sponsorizuese e terrorizmit, si dhe Kosovës si modele e respektimit të drejtave të njeriut, duhet të ndalet!”, ka shkruar Behrami.

Lajme të ngjashme