Ish-këshilltari i Kurtit për diplomën e Nagavcit: Nëse e ka kry pas 10 viteve, është e jashtëligjshme - NACIONALE

Ish-këshilltari i Kurtit për diplomën e Nagavcit: Nëse e ka kry pas 10 viteve, është e jashtëligjshme

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po raportohet se ka bërë plot 10 vite për t’i kryer studimet master. E për këtë, juristi Durim Berisha, njëherit ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, po thotë se është e jashtëligjshme.

Portali Demokracia sot ka publikuar një diplomë, për të cilën raporton se është e ministres Nagavci. Aty shihet se kësaj të fundit, i janë dashur 10 vite për t’i përfunduar studimet master, madje me një mesatare mjaft të ulët, 6.46.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Berisha, i cili thotë se studimet master për periudhë 1 vjeçare, lejohet që të përfundohen brenda dy viteve.

Nese ministrja Arbërie Nagavci ka diplomuar pas 10 viteve, ajo kete e ka bere jashteligjshem. Diploma e saj duhet te shpallet e pavlefshme”, ka thënë ai.

Në fund, Berisha shtoi se nëse lajmi është i vërtetë, nuk befasohet as nga huqjet për procedurat juridike të anulimit të nenit 3 të udhëzimit administrativ, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Lajme të ngjashme