Ish këshilltari i Kurtit: 30 deputetë të VV-së janë të pakënaqur me Qeverinë, po tentojnë t’i blejnë
Ish këshilltari i kryeministrit Kurti gjatë Qeverisë Kurti I ka bërë një postim shqetësues në profilin e tij në Facebook. Ai pretendon se 30 deputetë të mazhorancës janë të pakënaqur dhe se pushteti po tenton t’i blejë (sic) në stilin “e Hashimit” (Thaçit).
Ai ka bërë këtë postim pasi thotë se ndaj tij është zhvilluar një fushatë linçuese e fyese, dhe për të cilën thotë se është iniciuar direkt nga “udhëheqësia e VV-së”.
Juristi më pas ka deklaruar se pushteti deputetëve të pakënaqur iu ka bërë edhe oferta të ndryshme, por të cilat këta të fundit “ua kanë përplasur fytyrës”.
Ky është statusi i plotë në Facebook: