Ish-këshilltari i Hotit: Letërnjoftimet e RKS, kur kalojnë kufirin, prap do kenë një letër përcjellëse
Ish-këshilltari i kryeministri, Avdullah Hoti, Visar Berisha, pretendon që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hyrje-dalje, e ka një hile.
Sipas tij, përsëri qytetarët kur kalojnë kufirin do të pranojnë edhe një letër përcjellëse.
Berisha thotë se në këtë letër do të sqarohet që Serbia nuk e njeh Kosovën.
“Leternjoftimet e RKS, kur kalojne kufirin, prap do kene nje leter percjellese qe sqaron se Serbia nuk e njeh Kosoven!!”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë që Kosova e Serbia u pajtuan për qarkullimin e lirë pa letra shtesë për hyrje-dalje.