Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, ‘kapet’ në rrjete sociale me drejtorin e Shpejtim Bulliqit - NACIONALE

Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, ‘kapet’ në rrjete sociale me drejtorin e Shpejtim Bulliqit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rruga Prishtinë – Podujevë është një nga temat që nxit debat vazhdimisht në opinion.

E pas aksidentit ku vdiqën dy persona, LDK-ja sot ndërmori një aksion simbolik duke e bllokuar këtë rrugë.

Ndaj kësaj ka reaguar Drejtori për Kulturë, Rini e Sport në Poudjevë, Pajtim Balaj, duke ironizuar madje. Balaj tha se LDK-ja po proteston, për dështimet e veta.

Megjithatë, me këtë nuk është pajtuar fort ish-kandidati për kryetar të Podujevës nga Vetëvendosje, Ajet Potera.

Ai ka thënë se edhe qeveria e re duhet të veprojë që rruga të mos mbetet në atë gjendje.

“Ajo rrugë nuk guxon të mbetet ashtu. Nuk duhet të tregojmë paaftësi politike e vendimmarrëse për të evituar rreziqet që vijnë nga ajo rrugë për qytetarët e asaj komune por edhe të Republikës së Kosovës. Fatkeqësitë e përditshme me fatalitet nuk guxojmë të politizohen port ë bashkëndiejmë për të përmirësuar sa më shpejt këtë gjendje. E tani është nën përgjegjësinë e qeverisë aktuale të ri-rregullohet sa më parë”, ka shkruar Potera në koment.

Lajme të ngjashme