Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Deçanit uron diktatorin Enver Hoxha: Urime Komandant! - NACIONALE

Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Deçanit uron diktatorin Enver Hoxha: Urime Komandant!

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Deçanit, Orges Tafilaj, ka uruar ish-diktatorin Enver Hoxha për ditëlindje.

Tafilaj ka publikuar një foto të diktatorit Enver Hoxha të cilit iu ka referuar si ‘komandant’.

Urime ditëlindja Komandant!”, ka shkruar Tafilaj në mbishkrimin e fotografisë së diktatorit të Shqipërisë.

Aktualisht, Tafilaj është asamblist i VV-së në Komunën e Deçanit. Ai ka harruar ta urojë 'komandanten' e deputetëve të Vetëvendosjes që po ashtu sot feston ditëlindjen, Mimoza Kusari Lilën.

Ndryshe, Enver Hoxha ka lindur me 16 tetor 1908 dhe ka vdekur me 11 prill të viti 1985.

Lajme të ngjashme