Ish-gardiani serb dënohet me 7 vjet burg për krime të luftës - NACIONALE

Ish-gardiani serb dënohet me 7 vjet burg për krime të luftës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dragisha Milenkoviq, ish-gardian, është dënuar me 7 vjet burg për krime të luftës në Kosovë.

Në këtë rast, Dragisha Milenkoviq akuzohet se në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj Milenkoviq u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi.

Gjykatësi Krasniqi tha se ndaj Milenkoviqit lidhur me akuzën për krime lufte, Gjykata shpall dënim në kohëzgjatje prej 7 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë, ndërsa arma në fjalë urdhërohet të konfiskohet.

Lajme të ngjashme