Ish-drejtori i policisë e quan filozof kryeministrin Kurti - NACIONALE

Ish-drejtori i policisë e quan filozof kryeministrin Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës javen e kaluar në mbledhjen e saj të 109-të ka vendosur që t’ua ulë pagat zyrtarëve të sistemit të drejtësisë duke përfshirë këty gjyqtarët, prokurorët e të tjerë.

Këte vendim, ish-drejtori i policisë dhe deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së Rashit Qalaj, po e konsideron goditje të madhe për sistemin e drejtësisë.

Qalaj e quajti kryeministrin Albin Kurti filozof, duke shtuar se është vështirë për ta kuptuar.

Madje rekomandon që për policët dhe ushtarët duhet të ketë ngritje të dukshme të pagave.

“Unë e konsideroj si një goditje ndaj sistemit të drejtësisë.Edhe ashtu sistemin e drejtësisë e kemi pasur mjaft fragjil. Ka disa vjet që prokurorët dhe gjyqtarët janë stimuluar që të kenë rezultate më të mira nga ish qeveria e kaluar. Dhe unë mendoj që kryeministri Kurti i kanë dhënë goditje mjaft të madhe institucioneve të drejtësisë. Kryeministri është një filozof dhe është vështirë me kuptuar”, tha Qalaj për Ekonomia Online.

Ai tutje ka thënë se policët serb që kanë dhënë dorëheqjen mund të kthehen në punë me një vendim të Qeverisë.

Mirëpo, ai thekson se Drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë nuk duhet lejuar të punojnë sërish për institucionet e Kosovës. Madje sipas tij, për këtë mund të ketë marrëveshje edhe në Bruksel.

Por sipas tij, deputetët nuk mund të kthehen më në Kuvend, ngase kështu e përcakton ligji.

“Nëntë deputet e Listës Serbe janë kthyer që kanë qenë në pritje. Ata që kanë dhënë dorëheqje nuk kanë mundësi të kthehen më. Sa i përket policëve unë mendoj që policët do të kthehen sepse ka hapësirë ligjore”.

“Me një vendim të qeverisë dhe një marrëveshje në Bruksel që do të negociohet. Çështja e eprorëve është punë e kryer. Drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë nuk duhet lejuar të kthehen në institucione”.

Lajme të ngjashme