Ish-drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Musmurati bën postimin “lamtumirës dhe falënderues” pas ndarjes së koalicionit LDK-PDK - NACIONALE

Ish-drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Musmurati bën postimin “lamtumirës dhe falënderues” pas ndarjes së koalicionit LDK-PDK

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besianë Musmurati ka nxjerrë një postim “lamtumirës dhe falënderues” me një përmbledhje fotografish të punëve të kryera të Komunën e Prishtinës, ku ka shëryber deri më tash si Drejtoreshë e Arsimit, gjer në kolapsin e koalicionit qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Postimi i Musmuratit:

FALEMNDERIT PRISHTINË! ❤️

Ka ditë që po mbledh copëza të kujtimeve për të bërë një postim lamtumirës e falenderues për komunitetin arsimor të Prishtinës. Çfarë kënaqësie me i pa fotot në telefon të ditëve më përmbushëse të jetës sime, atyre të shërbimit si Drejtore e Arsimit në Prishtinë.

Takime të përzemërta me nxënës, mësimdhënës, prindër e drejtorë shkollash. Përurime të shkollave të reja, fillim ndërtimesh, orë të kodimit, renovime pa fund, orë të leximit, plan të sigurisë, yoga me fëmijë, dollapë të rinj, kamera në shkolla, psikologë të rinj, biblioteka të reja, trajnime të ndryshme, rekrutime meritore, kabinete të reja, e në mes, shumë përqafime e ngrohtësi.

Falemnderit Prishtinë për mundësinë e dhënë! Jam mundu ta kryej detyrën me shumë përkushtim, dashuri e pozitivitet.

Falemnderit stafit të mrekullueshëm të Drejtorisë së Arsimit, asambleistëve, mësimdhënësve, drejtorëve, prindërve e nxënësve që më mbështetën në çdo hap e që bashkë e ringjallëm arsimin në Prishtinë.

Siç e kam thënë gjithmonë: Nuk do të ankohemi e nuk do të shohim mbrapa, por me dashni do të vazhdojmë shërbimin për Prishtinën!

💙🌳

Lajme të ngjashme