Ish-diplomatja amerikane për çështjen e dinarit: Kosova nuk i konsultoi miqtë e saj, është gjëja e fundit që ata duan
Jennifer Brush, ish-diplomatja amerikane dhe zëvendësshefe e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, ka shprehur skepticizmin e saj në lidhje me qëllimet e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ajo ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, duke theksuar mungesën e konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.
“Kosova nuk i ka konsultuar miqtë e saj. Gjëja e fundit që ata duan, është të befasohen nga diçka kaq domethënëse. Marrja e vendimit njëanshëm nuk e ndihmon zbatimin e tij, e bën më të vështirë. Unë nuk mendoj se ka qenë ide e keqe, por mënyra se si është trajtuar, ka krijuar mosbesim. Ajo që tani i duhet Qeverisë së Kosovës, është besimi i qeverive të ndryshme.” – tha ajo.