Ish-diplomati amerikan kritikon Qeverinë Kurti: E ka bërë Serbinë të duket si palë e dëmtuar - NACIONALE

Ish-diplomati amerikan kritikon Qeverinë Kurti: E ka bërë Serbinë të duket si palë e dëmtuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Daniel Fried, ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, ka folur për Radio Evropën e Lirë në lidhje me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në intervistën e tij, Fried ka kritikuar hapat e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, Qeveria Kosova ka arritur ta bëjë Serbinë të duket si palë e dëmtuar.

“I shoh me shumë vështirësi. Pra, nuk e kuptoj pse Qeveria e Kosovës po përplaset me Shtetet e Bashkuara. Qeveria e Kosovës ka arritur disi ta bëjë Qeverinë serbe në Beograd të duket si palë e dëmtuar. Nuk e kam menduar që kjo do të ishte e mundshme, por ajo e ka bërë. Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara po shpërfillen dhe përplasja me miqtë e Kosovës nuk është në interesin e askujt” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme