Ish-deputeti i VV-së: Osmani vetëm mund ta ëndërrojë suksesin e Hotit, ai është lideri politik i fundit që hyri në Shtëpinë e Bardhë
Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka komentuar kritikat e presidentes Vjosa Osmani për ish-kryeministrin, Avdullah Hoti.
Ai ka vlerësuar se në pamundësi për të kritikuar Richard Grenllin, Osmani frustrimin e saj e ka manifestuar ndaj deputetit Abdullah Hoti
Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar Osamani vetëm mund ta ëndërrojë suksesin e Hotit’
“Presidentja Osmani ne pamundesi per ta goditur Richard Grenllin, frustrimin e saj e paska manifestuar ndaj ish-kryeministrit dhe deputetit te LDK-se Abdullah Hoti. Ajo e paska quajtur kete te fundit "njeriun më jorelevant, me te cilin nuk don ta humb asnjë sekondë me te" Megjithatë, eshte pikërisht Presidetja Omsani qe per ta pefituar ndonjë kredit politik nga kjo administratë, u detyrua ta mbroje nje marrëveshje te nenshkruar nga ish-kryeministri Hoti, cfare edhe ne te vertete e solli reagimin e Grenllit, kunder saj. Madje edhe te tentoje t'i mashtroje SHBA-te se si gjoja Kosova e ka zbatuar ate marrëveshje”, ka shkruar ai, duke shtuar se Hoti është lideri i fundit politik i Kosovës që ka arritur të hyj në Shtëpinë e Bardhë.
“Per fund, Vjosa Osamani, mbase vetem mund ta ëndërrojë suksesin e Hotit. Sepse ish-kryeministri eshte lideri i fundit politik te Kosovëss qe ka arritur te depertoje ne Shtëpi te Bardhe dhe te nënshkruaj marrëveshje se bashku me Presidentin e superfuqisë planatare. Dhe ishin politikat populiste edhe te Vjoses qe e nxorën Kosoven nga kjo adrese dhe rikthyen ne Bruksel te Borrelli dhe Lajcaku. Prandaj, edhe nuk i ka mbetur asgje tjeter, pos te krenohet me takime te nivelit te trete e te katert ne ShBA. Pse presidente nuk u prite te pakten nga Marco Rubio?”, ka shkruar Kasollli.