Ish-deputeti i VV-së: Opinioni është në terr informativ për dialogun me Serbinë - NACIONALE

Ish-deputeti i VV-së: Opinioni është në terr informativ për dialogun me Serbinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti në dialogun me Serbinë.

Në profilin e tij në “Faceboo”, ai ka shkruar se qeveria nuk është treguar transparente me bisedimet që ka zhvilluar me këshilltarët e presidentit Macron dhe kancelarit Socholz.

Ai ka thënë se opinioni vazhdon të jetë i painformuar dhe në një terr të plotë se çka po ndodhë prapa perdeve.

Këto ditë ishim dëshmitar të një paradoksi të veçantë, që ka të bëjë me vazhdimin intensiv të dialogut në prapaskenë dhe po ashtu i mungesës totale të trasnparencës për këtë proces. Këshilltarët e presidentit Macron dhe kancelarit Socholz, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun M. Lajcak, e vizituan Kosovën dhe u takuan me kryeministrin Kurti. Kuptohet, këto vizita ishin kryesisht të lidhur me mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje ndërmjet dy vendeve. Ndërkohë, edhe sot i dërguari amerikan G. Escobar, deklaroi së është në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Mirëpo, asgjë nuk është bërë publike nga këto biseda. Opinioni vazhdon të jetë i painformuar dhe në një terr të plotë se çka po ndodhë prapa perdeve”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme