Ish-deputeti i VV-së e kritikon ashpër analistin Pozhari: "Sekser" i qeverisë, e bafsh me shëndet
Ish-deputeti i VV-së, Visar Korenica, e ka kritikuar ashpër analistin Xhevdet Pozhari, i cili njihet si mbështetës i madh i Qeverisë Kurti.
Derisa Pozhari ka treguar se në fletëaplikacionet për letërnjoftim të fëmijëve janë larguar emrat “nënë” dhe “babë”, Korenica ia ka rikujtuar qëndrimet e tij të më hershme.
Në profilin e tij në Facebook, Korenica ka shkruar se Pozhari është “sekser” i qeverisë Kurti.
“Kur prekeni në fmitë tuaj, sedrën tuaj, po bëjka me reagu, e kur çojshim zanin në kuvend kundër martesave të të njejtës gjini e kundër ndrrimit të gjinisë e kundër ligjit që ua mohonte fëmijëve me e njoft babën e vet, ky "sekser" i qeverisë na thoshte mos çoni shumë zo e mos kundërshtoni, evropa po lyp. E bafsh me shnet!”, ka shkruar Korenica.