Ish-deputeti i PDK-së: Nuk ka hapësirë për marrëveshje politike rreth presidentit
Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura, tha se vendi në mënyrë të pashmangshme po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas tij, kjo për shkak se akuzat e ndërsjella midis partive politike nuk kanë lënë hapësirë për bashkëpunim.
Ish-deputeti Nura tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.
“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese e kthen dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, prapëseprapë kjo do ta zgjasë këtë proces, por unë mendoj se zgjidhja e vetme, pavarësisht vullnetit të qytetarëve, do të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme.”, tha Nura për RTV21.