Ish-deputeti i PDK-së: Kurti kriminelët serbë po i shpallë heronj dhe po i akomodon në kabinetin e tij - NACIONALE

Ish-deputeti i PDK-së: Kurti kriminelët serbë po i shpallë heronj dhe po i akomodon në kabinetin e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, nuk është habitur me veprimin e Kurti për të emëruar zëvendësministër një ish-ushtar të Serbisë.

Ai ka kritikuar kryeministrin se po i rehabiliton kriminelët nëpër institucione të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se ata Kurti do t`i mbron edhe në gjykatë.

“Asnjë veprim i Kurtit nuk na habitë,tashmë. Ai, kriminelët serbë i shpallë heronjë, i akomodon në kabinetin e tij dhe natyrisht se i mbron edhe në gjykatë! ZDRAVO ALBINE, samo napred!”, ka shkruar Koci.

Lajme të ngjashme