Ish-deputeti i LV-së: Në politikë shpeshherë veprohet gabim për arsyeje të drejta
Ish-deputeti i LV-së, Afrim Kasolli, ka treguar për dilemën që do ta shoqërojë Qeverinë e Kosovës në raport me vendimin për targat.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në politikë shpeshherë mund të ndodhë që të veprohet gabim për arsyeje të drejta, apo të veprohet drejtë për arsyeje të gabuara.
“Në politikë shpeshherë mund të ndodhë që të veprohet gabim për arsyeje të drejta, apo të veprohet drejtë për arsyeje të gabuara. Kjo dilemë siç duket do ta shoqërojë këto ditë edhe qeverinë Kosovës lidhur me vendimin për (mos)shtyerjen e targave”, ka shkruar Kasolli.