Ish-deputeti i AAK-së: PDK-ja dhe AAK-ja gabuan që e votuan Bashën për kryeparlamentar
Ish-deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, e ka kritikuar partinë e tij dhe PDK-në për votimin e Dimal Bashës kryeparlamentar.
Ai ka bërë me dije se këto dy parti kanë gabuar me këtë veprim.
Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ai ka thënë se një veprim i tillë nuk është pëlqyer nga qytetarët e Kosovës.
“Konsideroj se kanë gabuar, për arsye se zgjedhja në mes Albulena Haxhiut dhe Dimal Bashës nuk është një zgjedhje e pëlqyer për qytetarët, përkundrazi është edhe me degraduese. Por në total kjo mënyrë e sjelljes dhe propozimit të kandidatëve ka qenë e qëllimshme, që edhe mos të votohen, të prolongohet zgjedhja e kryesisë dhe të mbetët kjo situatë”, është shprehur Isufi.