Ish-anëtarja e Bordit të RTK-së tallet keq: Nëse Nexhmedin Spahiu bëhet drejtor, "Nëntori i dytë" do të ndalohet në RTK - NACIONALE

Ish-anëtarja e Bordit të RTK-së tallet keq: Nëse Nexhmedin Spahiu bëhet drejtor, "Nëntori i dytë" do të ndalohet në RTK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-anëtarja e Bordit të RTK-së, Aferdita Maliqi, është tallur me Nexhmedin Spahiu, i cili ka kandiduar për drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.

Ajo ka bërë me dije se nëse Spahiu bëhet drejtor, në RTK më nuk do të shfaqet filmi "Nëntori i dytë", të cilin RTK-ja e jep çdo 28 Nëntor.

“Veç një gjë e di, që me ba m'u ba drejtor i RTK, Nexhmedin Spahiu, filmin "Nëntori i dytë", ka me ndalu”, ka shkruar Maliqi.

Gazeta Nacionale ka mësuar se emrat që ia kanë mësyrë pozitës së Drejtorit të Përgjithshem të RTK-së. Këta emra janë Nexhmedin Spahiu, Lorik Arifaj dhe Naser Thaçi.

Lorik Arifaj, i cili ka punuar në këtë televizion prej vitesh, më herët ka qenë edhe zëvendësdrejtor i Përgjithshëm të RTK-së.

Edhe Naser Thaçi punon në televizionin publik. Më herët ai e ka qenë redaktor përgjegjës në RTK 4.

Kurse, Nexhmedin Spahiu, është analist politik i afërt me partinë në pushtet.

Më herët, Spahiu ka qenë edhe kandidat i AKR-së për kryetar të Mitrovicës.

Po ashtu, Sapahiu është edhe pronar i televizionit lokal “TV Mitrovica”.

Lajme të ngjashme