Ish-anëtari i Bordit të InfraKos: E kemi ditur se do të shkarkohemi, s'fundmi ndërroi qasja e Rizvanollit - NACIONALE

Ish-anëtari i Bordit të InfraKos: E kemi ditur se do të shkarkohemi, s'fundmi ndërroi qasja e Rizvanollit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ilir Zhitia, ish-anëtar i bordit të ndërmarrjes InfraKos “Sh.A’, ka thënë se e kanë ditur që do të shkarkohen nga bordi i kësaj ndërmarrjeje, pasi sipas tij, muajve të fundit kishte ndërruar qasja e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Në një farë mënyre e kemi ditur që do të ndodhë diçka absurde, pasi në muajt e fundit ishin qasjet e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, qasje të pamenduara mirë, të palogjikuara, dhe prej saj reflektonte një mungesë e inteligjencës emocionale”, ka thënë Zhitia Klan Kosova.

Sipas tij, Rizvanolli me gjasë ishte ndikuar nga informacionet që ia kanë dhënë anëtarët e ministrisë së saj, informata të cilat ai thotë se ishin subjektive.

“Ajo me gjasë ishte ndikuar nga disa anëtarë të kësaj ministrie, ku informatat me gjasë që që ia kanë dhënë asaj kanë qenë jashtëzakonisht subjektive”, tha ai.

Zhitia tha se dëshira e Rizvanollit ishte të shkarkoheshin disa anëtarë të menaxhmentit të lartë të InfraKosit, përfshirë ish-kryeshefin ekzekutiv, sekretarin dhe ish-zyrtarin financiar.

Nuk e dimë saktë cilat janë ato informata që ia kanë dhënë, por nga ministrja në një farë mënyre kemi kuptuar se dëshira e saj me gjasë e influencuar prej këtyre njerëzve, ishte që ne të shkarkonim disa anëtarë të menaxhmentit të lartë të InfraKos-it, përfshirë ish-kryeshefin ekzekutiv, sekretarin e kësaj kompanie, ish-zyrtarin kryesor financiar”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme