Ish-analist Qorrolli flet çuditshëm për vizat, përmend luftën e Spanjës - NACIONALE

Ish-analist Qorrolli flet çuditshëm për vizat, përmend luftën e Spanjës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-analist Qorrolli, tani i afërt me partinë në pushtet, ka komentuar çështjen e vizave.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Qorrolli është bërë pjesë e debatit mbi liberalizimin dhe vërejtjet e Spanjës të cilat u publikuan së fundi.

"Rreth 70 shqiptare shkuan dhe luftuan barabaresisht ne Luften Civile te Spanjes ndermjet viteve 1936-1939, sa zgjati ajo. Nuk ishin mercenare, por idealiste per nje shembellytyre humane kunder fashizmit. Ne mesin e shume te tilleve edhe dy shqiptare prej Kosove, Asim Vokshi (rreth 35 vjeç) nga Gjakova dhe Xhemajl Kada (rreth 28 vjeç) nga Peja", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Të paktën dy shtete, duke përfshirë këtu edhe Spanjën, po raportohet se kanë penguar propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidenca çeke e Bashkimit Evropian, konfirmoi se “janë disa pyetje që duhen sqaruar”.

Radio Evropa e Lirë, duke u thirrur në burime ka raportuar se sot ka skaduar afati që vendet e BE-së, që me procedurën e heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në lidhje me këtë çështje.

Veç kësaj, thuhet se Spanja është një prej këtyre shteteve, që paraqiti vërejtje, duke kërkuar më shumë sqarime.

Lajme të ngjashme