Ish-ambasadori amerikan: Serbia duket se është në anën e Rusisë
Ish-ambasadori i ShBA-së në Serbi, Michael Kirby, ka thënë se Rusia pret që delegacioni serb të mos marrë pjesë në Forumin e Krimesë, që do të mbahet në Zagreb.
“Nga larg duket se Serbia ka zgjedhur të qëndrojë në anën e Rusisë në luftën ruso-ukrainase”, tha Kirby për Zërin e Amerikës.
Përfaqësues të më shumë se 50 vendeve dhe organizatave botërore mblidhen në Zagreb për të diskutuar për mënyrat për ta ndihmuar Ukrainën.
Zyrtarët kroatë bën të ditur se përfaqësuesit serbë janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim, teksa nga Beogradi nuk kanë dhënë detaje nëse do të marrin pjesë apo do ta refuzojnë ftesën.
Kirby ka thënë se rusët kanë ndikm në institucionet e Serbisë, ku, sipas tij, nga viti 2012, Qeveria e Serbisë është distancuar nga rruga evropiane dhe është kthyer dukshëm në drejtim të Rusisë.
“Duke e pasur parasysh kundërshtimin e Serbisë për pavarësinë e Kosovës, duket se Serbia e legjitimon marrjen e territorit nga Rusia me standarde të dyfishta”, tha ndër të tjera Kirby.
