Ironizon Olluri: O’Brien s’ka përmendore të veten, Albini ka
Gazetari Parim Olluri ka reaguar me ironi pas deklaratave të dhëna nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien.
Ai ka thënë se O’Brien nuk ka përmendore të veten, ndërsa kryeministri Albin Kurti po.
“O’Brien s'ka permendore te veten, Albini ka. Duhet me pase kujdes ky zoteriu se me kend po i shtine brinat” – ka thënë ai.
Ndërkohë, sot në Peran të Podujevës pritet të zbulohet një shtatore e ndërtuar nga një mërgimtar për kryeministrin Kurti.
O’Brien në anën tjetër, dje pati kritika të ashpra për Qeverinë e Kosovës e cila drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”. – ishte përgjigja e O'Brien.