Ironizon Olluri: Frizerja e Kollçakut do ta përjetojë rëndë punësimin e bashkëshortes së frizerit të Albulena Haxhiut - NACIONALE

Ironizon Olluri: Frizerja e Kollçakut do ta përjetojë rëndë punësimin e bashkëshortes së frizerit të Albulena Haxhiut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme u raportua se bashkëshortja e frizerit Armend Gashi, pronar i “Vogue Hair”, e që së fundi i bëri reklame biznesit me fotografinë e ministers së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është e punësuar në ministrinë e Drejtësisë.

Brikena Kelmendi, do të punojë në Divizionin për Mbrojten e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale. Kështu thuhej në vendimin e siguruar nga Demokracia.com

Ndaj kësaj, ka reaguar gazetari Parim Olluri, i cili ka ironizuar duke përmendur “frizeren” e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku.

“Frizerja e Mullhaxha-Kollçakut do ta perjetoj rende lajmin per punesimin e bashkeshortes se frizerit te Albulena Haxhiut.” – ka shkruar Olluri.

Në fund, ai ka thënë: "Mu Fatmirja vec llaf me bajke. Nuk me kryjti pune send"

Lajme të ngjashme