Ironizon Olluri: Dimal Basha ia paska pezullu KFOR’it “certifikatën e biznesit”
Analisti Parim Olluri ka ironizuar me deklaratën e deputetit të VV-së, Dimal Basha, pasi që ky I fundit ka thënë se “nëse KFOR-i nuk dëshiron të ballafaqohet, le t’ia jep mandatin FSK-së”.
Olluri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Basha ia paska pezulluar KFOR-it certifikatën e biznesit.
Ai tutje ka thënë “lum populli kush po na udhëheq vendin.”
“Dimal Basha ia paska pezullu KFOR’it “çertifikaten e biznesit” Lum populli kush po e udheheq vendin!” – ka shkruar Olluri.
