Ironizon Mushkolaj: Ndoshta Përparim Rama mendon që jeton hala në Londër
Analisti, Imer Mushkolaj i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për punët e tij.
Rama ka publikuar një postim ku tregon për punët që po kryhen në kryeqytet, ndërsa për këtë Mushkolaj ka thënë se mos me jetu në Prishtinë, mendon që Rama është duke bërë punë të mrekullueshme.
Ai tutje ka thënë se Prishtinën e ka kaplu mbeturinat, përderisa për trafik ka zgjedhur që të mos flas fare.
Mushkolaj duke ironizuar ka thënë se ndoshta Përpraim Rama mendon që ende jeton në Lodër.
“Mos me jetu n'Prishtinë ta merr menja që Perparimi po bon punë t'mrekullueshme. Ndërkohë na ka kaplu bërllogu, e për trafik s'po flas. S'po di, nashta kryetari po jeton hala n'Londër.” – ka shkruar Mushkolaj.
