Ironizon Mushkolaj: Fitore e pastër në vlerë 100 mijë euro - NACIONALE

Ironizon Mushkolaj: Fitore e pastër në vlerë 100 mijë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë reagimet pas raportimeve se ministria e Bujqësisë ka shpërblyer me grant afër 100 mijë euro vëllain e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, përmes një shkrimi në Facebook ka ironizuar me këtë temë.

“Fitore e pastër në vlerë 100 mijë euro.” – ka shkruar ai.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli në një video të publikuar të premten, tregonte se si Blerim Pacolli ka fituar grantin rreth 97 mijë euro, i cili motrën e ka Kryetare të Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.

“Familjarët janë veç për dasma, thoshte Lëvizja Vetëvendosje para se me ardhë në pushtet. Ama, deputetja Fitore Pacolli e ka shpërbly vëllaun me grant gati 100 mijë euro, prej Ministrisë së Bujqësisë.”tregon Pacolli mes tjerash në këtë video.

Lajme të ngjashme