Ironizon ish-deputeti i LVV-së: Veç nëse Kurti kontakton me Biden dhe e informon për shkarjen e Escobarit - NACIONALE

Ironizon ish-deputeti i LVV-së: Veç nëse Kurti kontakton me Biden dhe e informon për shkarjen e Escobarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka thënë se intervista e fundit e kryeministrit Albin Kurti, paralajmëron për tensione mes tij dhe emisarit amerikan, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se mundësia e vetme për të shmangur këtë situatë, "duket se ka mbetur ndonjë kontakt i kryeministrit me presidentin Biden".

“Sic duket e vetmja shprese per ta shmangur kete situate, paska mbetur mundesia nese KM Kurti e vendos ndonje kontakt te drejtperdrejt me Presidentin Biden dhe e informon ate per braktisjen qe u ka bere Escobari parimeve te dialogut te promovuar nga Presidenti Biden.” – ka shkruar ai.

Kasolli si duket ka ironizuar, duke thënë se në këtë mënyrë, presidenti amerikan informohet për “shkarjet” që i ka prodhuar Escobar në krye në vete me politikën e jashtme të ShBA-së.

“Dhe ate nese per asgje tjeter, te pakten per ndihmen qe ia ka dhene per t’i fituar zgjedhjet dhe per ta mundur kundershtarin e perbashket politik ish-presidentin Trump.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Intervista e KM Kurti per REL, na paraljameron per tensione te mundshme ndermjet tij dhe vecanerisht emisarit amerikan per Ballkan, G.Escobar. Sic duket e vetmja shprese per ta shmangur kete situate, paska mbetur mundesia nese KM Kurti e vendos ndonje kontakt te drejtperdrejt me Presidentin Biden dhe e informon ate per braktisjen qe u ka bere Escobari parimeve te dialogut te promovuar nga Presidenti Biden. Atehere ne kete menyre presidenti i ShBA-ve pasi te informohet sakte per shkarjet qe i ka prodhuar Escobari per shkak te veprimeve te tij krye ne vete ne politiken e jashtme amerikane per dialogun Kosove-Serbi, mund te intervenoje ne favor te KM Kurti. Dhe ate nese per asgje tjeter, te pakten per ndihmen qe ia ka dhene per t’i fituar zgjedhjet dhe per ta mundur kundershtarin e perbashket politik ish-presidentin Trump.

Lajme të ngjashme