Ironizon gazetari Vitia: Me lista të pritjes në QKUK, hala jena në vitin 2018
Gazetari i sektorit të shëndetësisë Bujar Vitija ka ironizuar me listat e pritjeve në QKUK.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këto lista Kosova ende është në vitin 2018.
“Me kqyr kshtu me lista te pritjes ne QKUK hala jena ne vitin 2018”, ka shkruar Vitija.
Qytetarët e Kosovës për t`i kryes disa shërbime në QKUK duhet të regjistrohen në listë e cila cakton radhën e kryerjes së shërbimit.
Ka raste që për ta marrë atë shërbim qytetarëve u duhet të presin ndoshta edhe një vit.