Ironizon analist Haliti: Maca, Mirush Kabashi dhe “Zajednica” vdesin nga disa herë
Analisti nga Londra, Afrim Haliti ka ironizuar në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke thënë se kjo çështje “ka vdekur disa herë”.
Haliti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar: “Maca, Mirush Kabashi dhe Asociacioni (Zajednica) vdesin nga disa herë”.
Sa i përket Asociacionit, shumë prej zyrtarëve qeveritarë dhe eksponentëve të pushtetit, kanë deklaruar se nuk do të ndodhë krijimi i tij.
Megjithatë, diplomatët më të lartë amerikanë, si emisari Gabriel Escobar, e ka thënë me shumë siguri se kjo “Do të ndodhë”.
Një deklaratë të ngjajshme, e ka dhënë edhe ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.
