Irani thotë se, para bisedimeve me ShBA-në, duhet të ndodhin armëpushimi në Liban dhe zhbllokimi i aseteve iraniane - NACIONALE

Irani thotë se, para bisedimeve me ShBA-në, duhet të ndodhin armëpushimi në Liban dhe zhbllokimi i aseteve iraniane

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, ka thënë se një armëpushim në Liban dhe zhbllokimi i aseteve të bllokuara iraniane duhet të ndodhin para se të fillojnë bisedimet me Shtetet e Bashkuara.

Ai shtoi se për këto dy masa ishte arritur marrëveshje mes palëve dhe ato “ende nuk janë zbatuar”, raporton televizioni BBC.

Deklarata e tij vjen në kohën kur nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, niset për në Pakistan për ta drejtuar delegacionin e vendit të vet në bisedime me Iranin.

Nga dita e fillimit të armëpushimit më herët këtë javë, ka pasur mospajtime të shumta në lidhje me atë nëse në marrëveshje përfshihet edhe Libani apo jo.

Izraeli ka kryer sulme në Liban ditëve të fundit me pretendimin se po i godet asetet e Hezbollahut. Raportohet për qindra të vrarë e të plagosur.

Lajme të ngjashme