Irani kërcënon me sulme ndaj objektivave amerikane në Evropë, përgjigjet NATO: Jemi të përgatitur për çdo kërcënim - NACIONALE

Irani kërcënon me sulme ndaj objektivave amerikane në Evropë, përgjigjet NATO: Jemi të përgatitur për çdo kërcënim

1 muaj më parë

nga NACIONALE

NATO i është kundëpërgjigjur kërcënimit të regjimit Iranian, duke thënë se është e përgaditu që t’i përgjigjën çdo kërcënimi.

NATO është e përgatitur të përballet me çdo kërcënim dhe gjithmonë do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët, tha një zyrtar i NATO-s në përgjigje të pyetjeve në lidhje me një raport në Financial Times se Irani dyshohet se ka kërcenuar të sulmojnë objektivat ushtarake amerikane në Evropë nëse Presidenti Donald Trump përshkallëzon luftën.

“Siç u demonstrua më parë këtë vit, kur mbrojtja ajrore e NATO-s interceptoi me sukses raketa balistike që shkonin nga Irani drejt Turqisë në katër raste të ndara, parandalimi dhe qëndrimi ynë mbrojtës është i fortë dhe efektiv”, ka thënë një zyrtar i NATO-s.

Lajme të ngjashme