Irani e evropianët zhvillojnë bisedime bërthamore, pajtohen që t’i vazhdojnë - NACIONALE

Irani e evropianët zhvillojnë bisedime bërthamore, pajtohen që t’i vazhdojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Diplomatët nga Irani dhe tri shtete evropiane – Britania, Franca dhe Gjermania – u takuan të premten në Stamboll, thanë zyrtarët britanikë dhe iranianë.

Ky ishte rundi i parë i bisedimeve që nga koha kur Shtetet e Bashkuara gjithashtu filluan bisedime bërthamore me Teheranin muajin e kaluar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Bisedimet mes diplomatëve të lartë nga Irani dhe tri vendet evropiane – të njohura si E3 – u zhvilluan në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, po bën përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për kufizimin e programit bërthamor të Teheranit. Të premten, ai i bëri thirrje Teheranit që të lëvizte shpejt, pasi tha se administrata e tij i kishte dorëzuar Iranit një propozim.

Megjithatë, Irani ka thënë se ende nuk ka pranuar një propozim të tillë.

Fuqitë evropiane nuk janë pjesë e bisedimeve të tanishme mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, rundi i katërt i të cilave përfundoi të dielën në Oman. Ende nuk është caktuar data për rundin e ri.

Lajme të ngjashme