Irani dënon me vdekje një komandant policor për vrasjen e një protestuesi më 2022
Një gjykatë në Iran ka dënuar me vdekje një komandant policor, pasi ai ishte akuzuar për vrasjen e një burri gjatë protestave masive të vitit 2022, raportuan të mërkurën mediat lokale.
Jafar Javanmardi ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2022 për vrasjen e një protestuesi gjatë protestave të nxitura nga vdekja e gruas së quajtur Mahsa Amini pas arrestimit të saj nën dyshimin për shkeljen e kodit të veshjes, raporton Radio “Evropa e Lirë”.
Javanmardi u dënua me vdekje “në përputhje me ligjin islam të shpagimit... nën akuzën për vrasje të paramenduar” – tha avokati i familjes së viktimës.