IPK-ja e rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec - NACIONALE

IPK-ja e rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Rahovec, që veprojnë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime fillestare hetimore pas dyshimeve për përfshirjen e këtyre dy zyrtarëve në një rast që është duke u trajtuar në Rahovec.

“Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të kenë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në komunikatë.

Hetimet po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të dyshuara të paligjshme.

Sipas IPK-së, “rekomandimi për suspendim të përkohshëm është bërë për të shmangur çdo ndikim në procesin hetimor dhe për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e hetimeve.”

Lajme të ngjashme