IPK për arrestimin e Arsenijeviqit: S’kemi pranuar ankesë, do t’i analizojmë pamjet
Arrestimi i politikanit serb Arsenijeviq këtë të martë u komentua shumë. Ai u arrestua derisa po fishkëllente gjatë kohës sa Kurti po drekonte në një biznes në veri të vendit.
Në një përgjigjje për Klan Kosova, IPK ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë ankesë për arrestimin e tij, po që do t’i analizojnë pamjet.
“IPK deri tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë arrestim, sidoqoftë sipas detyrës zyrtare do ti analizojmë pamjet dhe rrethanat e rastit dhe do të veprojmë konform autorizimeve ligjore të IPK-së”, tha Beka për Klankosova.tv.