IPK konfirmon plagosjen e zyrtarit, rasti s’lidhet me detyrën zyrtare
Të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Rrugën B në Prishtinë përfunduan me plagosjen e një zyrtari të IPK-së.
Nga Insepktorati kanë konfirmuar për Nacionalen se i plagosuri është një zyrtar i këtij institucioni, duke sqaruar se rasti nuk ka të bëjë me ushtrimin e detyrës zyrtare.
“IPK ju konfirmon se në incidentin e raportuar sot reth orës 21:00 në rrugën "B" në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare.
Aktualisht policia dhe Prokuroia kanë filluar një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar.” – thuhet në konfirmim për Nacionalen.