IPK-ja fiton çmimin kryesor në Washington, për operacionet “Pika 1” dhe “Pika 2”
Inspektoriati Policor i Kosovës ka fituar çmimin kryesor në Wahington, në kuadër të Ditës së Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit.
“Inspektoriati Policor i Kosovës ka pranuar çmimin kryesor për sukses të jashtëzakonshëm operacional, si institucion i nominuar në kuadër të operacionit të suksesshëm “Pika 1” dhe “Pika 2” nga i cili janë arrestuar 74 zyrtarë policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.”- ka shkruar ndër të tjera Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.
Postimi i plotë i ministrit:
Edhe një sukses i Republikës së Kosovës.
Në ceremoninë e mbajtur dje në Ëashington në kuadër të Ditës së Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA), Inspektoriati Policor i Kosovës ka pranuar çmimin kryesor për sukses të jashtëzakonshëm operacional, si institucion i nominuar në kuadër të operacionit të suksesshëm “Pika 1” dhe “Pika 2” nga i cili janë arrestuar 74 zyrtarë policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.
Në këtë ceremoni ishin nominuar 52 shtete dhe çmimi është dhënë nga Nënsekretarja e Shtetit znj. Uzra Zeya.
Përgëzoj pjesëtarët e IPK-së për punën dhe për çmimin ndërsa ritheksoj sërish angazhimin tonë në forcimin e integritetit brenda secilit institucion të Republikës së Kosovës e në veçanti atyre që garantojnë sundim të rendit e ligjit dhe siguri për qytetarët tanë.