IPK arreston zyrtar policor për marrje ryshfeti nga një qytetar serb - NACIONALE

IPK arreston zyrtar policor për marrje ryshfeti nga një qytetar serb

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti”, si dhe një qytetar, shtetas i Republikës së Serbisë, të dyshuar për “dhënie ryshfeti”.

Sipas IPK-së, dyshohet se zyrtari policor, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë, ka mundësuar hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës të një qytetari serb, për përfitim financiar, ndonëse këtij qytetari i ishte ndaluar paraprakisht hyrja në Kosovë.

Pas pranimit të informatave fillestare, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë zhvilluar veprime hetimore dhe operative, pas të cilave është arrestuar zyrtari policor. Me vendim të prokurorit kompetent, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Në lidhje me rastin është arrestuar edhe qytetari i dyshuar për dhënie ryshfeti, ndaj të cilit po ashtu është iniciuar procedurë penale dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Lajme të ngjashme